Ndonëse po rritet vazhdimisht, paga minimale në Shqipëri vijon të mbetet më e ulëta në vendet e Europës, që e zbatojnë një politikë të tillë.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara të Eurostat, në fillim të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri ishte 297 euro/muaj.
Kjo pagë është 17% më e ulët sesa ajo e Maqedonisë së Veriut, që është e dyta në Europë për nivelin më të ulët, me të dhënat për këtë shtet që janë të disponueshme për fundin e 2021-t. (shiko grafikun: Paga minimale bruto në Europë, 6 M I 2023)
Paga minimale në Shqipëri është tashmë 45% më e ulët sesa në Serbi, ku asnjë punonjës nuk merr më pak se 460 euro në 2023-n.
Në Mal të Zi, paga minimale është 533 euro.
Ndërsa në fillim të vitit 2023, paga minimale në Serbi është 192 euro më e lartë sesa në Shqipëri. Një punonjës në Mal të Zi merr minimalisht 234 euro më shumë se një i punësuar me pagë minimale në Shqipëri.
Mali i Zi e ka rritur ndjeshëm pagën minimale dy vitet e fundi, nga 331 euro në fund të vitit 2021 në 532 euro aktualisht. Edhe në Serbi, paga minimale është 460 euro, nga 366 euro ishte në fund të 2021-t.
Të njëjtat diferenca janë edhe për pagat mesatare në rajon, sipas një vëzhgimi të mëparshëm të Monitor, ku mesatarisht punonjësit shqiptarë paguhen 40% më pak se në vendet e tjera të rajonit./monitor