-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biseda telefonike me Chollet, Kurti: Propozimi i BE-së është pranuar si bazë e mirë për bisedime

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për mes një njoftimi në Twitter për telefonatën e mbrëmjes së kaluar me Këshilltarin Special amerikan, Derek Chollet.

Për mes postimit ai tregoji bisedën me të duke i thënë se planin e BE-së e ka pranuar si bazë të mirë për bisedime.

Kurti gjithashtu shtoi se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Mbrëmjen e kaluar me Këshilltarin Special, Derek Chollet u diskutua për rëndësinë e ecjes përpara në dialog bazuar në propozimin e BE-së, i pranuar si një bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme. Si vendi më demokratik në rajon, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe integrim në BE dhe NATO”, ka shkruar Kurti.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për këtë bisedë thuhet se Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut.

Në anën tjetër, Chollet në postimin e tij në Twitter mbrëmjen e kaluar njoftoi për bisedën që zhvilloi me Kurtin ku u shpreh se ka mirëpritur vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka shkruar Chollet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit