13 shkurti do të jetë një ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila i ka qëndruar pranë vendit tonë, kur po përjetonim të njëjtën situatë.
Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare. Kryeministri Edi Rama tha se në këtë ditë ulja e flamurit në gjysmështizë dhe ndezja e qiriri, do të ishte më e paktë ç’mund të bënte Shqipëria për një vend mik, si Turqia.
Por të hënën është planifikuar edhe seanca plenare në orën 17:00 dhe sot Sali Berisha njoftoi se pasditen e 13 shkurtit opozita do të ketë protestën e radhës. Duket e vështirë që tre ngjarjet të zhvillohen të hënën.









