Këngëtari Luiz Ejlli duket se ka nisur përgatitjet për të surprizuar partneren e tij, Kiarën në ditën e të dashuruarve.
Shën Valentini është me 14 shkurti bie pikërisht në prime-n e të martës në “Big Brother VIP”.
Luizi: Ajo që do bëj për Shën Valentin do mbetet në histori si diçka që nuk e kanë bërë kurrë në asnjë Big Brother. Do të ngelet për shumë gjatë.
Kiara: Ka një surprizë për mua.
Maestro: Shpresoj që të jetë diçka që Kiara të kënaqet.
Tea hodhi dyshimet se Luizi do i propozojë Kiarës për martesë, megjithatë ai e hodhi poshtë këtë aludim.
Luizi tha se do e bëjë Kiarën të ndihet heroinë.