Policia e Kosovë ka vënë në pranga 2 serbë pasi akuzohen si kultivues të lëndëve narkotike në tre laboratorë droge në veri të vendit.
Policia bëri me dije se ka pasur 3 pika në rajonin e Mitrovicës së Veriut po pa përcaktuar se ku specifikisht.
Në dy prej të cilëve u gjetën rreth 1.200 bimë narkotike, ndërsa te njëri nuk kishte bimë narkotike, por pajisje të sofistikuara për kultivimin e tyre.
Policia e Kosovës edhe më parë kishte realizuar operacione kundër drogës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Në majin e vitit të kaluar, Policia kishte shkatërruar dy laboratorë droge në Izvor afër kufirit me Serbinë, ku ishin gjetur edhe sasi të mëdha të bimëve narkotike të llojit marihuanë.
Po ashtu, në prill ishte shkatërruar një laborator droge në Zveçan dhe ishin arrestuar katër serbë.