-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laboratorët e drogës dhe arrestimi i 2 serbëve, Sveçla: Këto janë strukturat që mbron Vuçiç

Kryesoret

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicën e Veriut dhe e ka arrestuar 2 serbë.

Në lidhje me rastin e zbuluar ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili për mes një postim në Facebook ka njofruar se mes 2 personave të arrestuar është edhe pronari.

Sipas Sveçlës, bashkëpronari i këtij laboratori është personi i cili e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës në janar. Ai tha se “njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij”.

“Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vuçiç e Petkoviç. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar”, shkroi Sveçla.

Ai tha se Qeveria mbetet “e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit