-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e opozitës, Berisha: Nisje dinjitoze e revolucionit tonë demokratik paqësor

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë blu me kryetarët e degëve të Tiranës dhe të deleguar ndër të tjerë, teksa ka folur në lidhje me protestën e djeshme.

Berisha deklaroi se protesta e së shtunës ishte një nga protestat më të mëdha të organizuara nga PD dhe se ajo ka jehuar edhe në mediat botërore.

“Ishte ajo, nisja më dinjitoze, më e merituar e revolucionit tonë demokratik paqësor.

Në qoftëse ne dolëm në 6 dhjetor, në protestën më të pazakontë që Shqipëria kishte njohur ndonjëherë, ne me 6 dhjetor na nxori mbrojtja e të vërtetës në shesh. Ne kishim vetëm një mesazh, që mikëpritësi juaj është turpi i Shqipërisë dhe i botës dhe se ju jeni të mirëseardhur në këtë vend, si miq të mëdhej të kombit tonë.

Megjithatë në dhjetor pati edhe nga ata që thanë se ishin tensione të brendshme politike. Koha provoi se ne dolëm për të vërtetën në rrugë, për të ju thënë të vërtetën liderëve evropiane se çfarë përfaqësonte Edi Rama. Se koha provoi se ne bëmë një nga veprimet më të goditura, më të duhura të ekzistencës tonë.

Zhvillimet e mëpasshme, faktuan se ky individ ky njeri dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nuk njohin asnjë kufi, asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral. Nuk ndalen para asnjë veprimi për hir të pushtetit të tyre të krimit.

Hapja dje e revolucionit tonë, me një protestë aq madhështore ka pushtuar të gjithë mediat e botës. Agjencitë më të mëdha, por tani siç ishte Shqipëria në mesin e ciklonit gjatë dy javëve, në protestën tonë, në lajmet, ishte Edi Rama me McGonigalin, që kishte korruptuar dhe e kishte porositur si vrasës me pagesë kundër opozitës” u shpreh Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit