-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshohet se pësoi infarkt, digjet në rezistencë punonjësi i Portit të Durrësit!

Kryesoret

Digjet mbi rezistencë punonjësi i pastrimit të Portit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e par të mëngjesit të sotëm.

50-vjeçari ishte duke u ngrohur dhe ka rënë mbi rezistencë, ku ka marrë djegie në pjesën e përparme të trupit. Ai është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 50-vjeçari dyshohet të ketë pësuar infarkt dhe më pas ka rënë mbi rezistencë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 09:15, në terminalin e pasagjerëve, në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. A., 55 vjeç (punëtor për pastrim dhe gjelbërim). Paraprakisht, dyshohet se 55-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit