-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjithçka që ndodhi! “Videoja erotike” dhe McGonigal ndezën protestën dhe parlamentin

Kryesoret

Dy orë betejë jashtë dhe brenda parlamentit të Shqipërisë. Opozita reziston. Shumica largohet. Kryeministri Edi Rama bojkotoi për herë të tretë parlamentin. Tubimi u mbyll me tre efektivë policie të lënduar. Në vijim priten arrestimet.

Por çfarë ndodhi në rrjedhë kronologjike?

Në orën 16:45 minuta Sali Berisha u fut në parlament, por tetë deputetët e tjerë që janë përjashtuar për 10 ditë, mes tyre Luçiano Boçi nuk u lejuan. Kaq mjaftoi që situata të precipitonte. Tension dhe shtyrje me gardën e cila nuk lejoi që të futeshin brenda. Seanca brenda filloi por vetëm për pak minuta pasi u fikën dritat.

Jashtë kishte nisur protesta me thirrje dhe pankarta, tension dhe tentativa për të çarë kordonin e policisë. Energjia elektrike u rikthye dhe seanca rinisi me betimin e deputetit të ri të PDIU-së, Gëzim Ademaj. Më pas deputetja socialiste Anila Denaj në emër të zonjave të PS-së kërkoi përjashtimin e Sali Berishës.

Argumenti? Ditën e premte ish-kryeministri tha se “McGonigal ka bërë orgji në lokalet e natës në Tiranë me Erion Veliajn dhe disa nga ministret”. Deputetja Denaj i kërkoi që të nxjerrë videot, që tha se i disponon ose të kërkojë falje dhe të përjashtohet nga parlamenti. Në këtë pikë debati agravoi.

Kryetari i PD-së, kërkoi që të flasin zonjat deputete të PS-së që janë cenuar nga fjalët e tij dhe më pas do të tregojë provat. Deputeti Flamur Noka replikoi për fjalën ashpër me Lindita Nikollën e cila e përjashtoi. Por ky i fundit nuk u ndal dhe shkoi te karriget e kolegëve socialistë, Gogu dhe Balla duke u fryrë me bilbil në vesh teksa kishin marrë fjalën.

Përballë kësaj sitaute, Taulant Balla kërkoi mbylljen e parlamentit dhe kështu ndodhi. Më pas Sali Berisha iu bashkua Ilir Metës jashtë që ndodhej me turmën. Në fjalën e tij në shesh Sali Berisha paralajmëroi se protestuesit mund të futen në parlament në grevë, ndërsa për videot erotike që denoncoi tha se do ia dorëzonte komisionit parlamentar hetimor.

Ju e patë, Edi Rama i damkosur me skandalin McGonigal, kishte bindur zonjat e PS në Kuvend se akuzat e mija dhe se skandali McGonigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera aksesore në pubet dhe clubet e Tiranës.

Po kishte turp më të madh se sa të protestonin për deklarata që i kam bërë në konferencë shtypi me gazetarë dhe të shpreheshin se secila prej tyre ishte e akuzuar. Unë e thashë në Kuvend; çdo të dhënë do ia dorëzoj komisioneve parlamentare, këtu dhe në SHBA.

Bëhet fjalë për dokumente. Por me natyrën time, nuk keni parë kurrë të publikuar në FB asnjë video apo foto të karakterit erotik se unë nuk merrem me to. Në këtë rast, fakti që reaguan kaq fuqishëm këto zonja, më bën të hetojë dhe 3 herë më shumë në çdo drejtim.

Po mos të kisha fakte, do flisja unë? Po mos të kisha fakte mund të bëja deklaratën unë? Po ky reagim kolektiv i zonjave socialiste më bën mua të dyshoj më shumë. Dihet miza pas veshit, do hetoj 10 herë më shumë”, tha ai më pas turma u shpërnda. Revolucioni vazhdon…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit