Pas eliminimit nga Big Brother Vip”, Amos Zaharia ka vendosur të tregojë eksperiencën e tij gjatë ditëve që ishte pjesë e shtëpisë. Ai u pyet se kush mendon se është fituesi i këtij edicioni.
Amos edhe pse një mik i mirë i Oltës mesa duket nuk e sheh fituese atë pasi përgjigjia e tij për fituesin e këtij BBV është Luizi.
Sipas aktorit Luizi ka fituar pëlqyeshmëri të madhe jashtë dhe mund të fitojë.
“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton. Olta i ka ndjenjat mikse jashtë,” tha Amosi.
Nuk ka munguar edhe një koment për çiftin e shumë përfolur të këtij BBV2 ku u shpreh se Luizi është i përfshirë në atë raport por edhe në lojë.
“Mendoj që lideri (Luizi) është i përfshirë shumë, por është me një gurë dy zogj, sepse edhe i pëlqen të jetë me Kiarën dhe njëkohësisht të nxjerrë një anë sentimentale të tij. Për Kiarën, nuk jam i sigurt”, shtoi aktori.