Mëngjesin e sotëm në afërsi të përroit të Limuthit në Bërxullë të Tiranës është gjetur një kufomë e seksit mashkull.
Policia njofton se në xhepin e rrobave të viktimës është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T. 48 vjeç.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Nëse kemi të bëjmë me rast kriminal apo vdekje natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.