-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot në 17:00, opozita proteston para Parlamentit, Berisha: Të mbrojmë Kushtetutën!

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është besimplotë se revolucioni i nisur ditën e shtunë nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama. Lideri demokrat siguroi shqiptarët se opozita nuk kërkon pushtet me dhunë, por përmes votës së lirë.

Ndaj sipas tij, përballja me regjimin e Ramës do të vijojë sot më protestën para Parlamentit. Pas protestës të së shtunës, opozita do të nisë një tjetër strategji ndaj mazhorancës. Kuvendi ka lajmëruar se ditën e sotme në orën 17:00, do të zhvillohet seanca e radhës plenare, pavarësisht vendimit për shpalljen ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit tragjik në Turqi.

Në pikën e dytë të rendit të ditës parashikohen dhe debatet në argumentin e diskutimeve për çështje të evidentuara nga zgjedhësit që do të zgjasin për katër orë nga ku 120 minuta do t’i përkasin PS-së.

Por, ndërsa për PD-në e drejtuar nga Alibeaj do të ketë një orë kohë, për 6 deputetë të tjerë të kësaj force politike përfshirë edhe Sali Berishën janë përcaktuar vetëm nga 3 minuta për të mbajtur fjalën, ndërsa PL-ja dhe PSD-ja do të ketë 5 minuta në dispozicion.

Megjithatë, pritet që salla e Kuvendit të shndërrohet në arenë përplasjesh kjo pas akuzave të ngritura për çështjen McGonigal çka ka bërë që në dy seanca me radhë foltorja të bllokohet. Por një tjetër protestë do të zhvillohet edhe jashtë traut të hyrjes së deputetëve në seancë, ku mbështetësit e PD-së do të tubojnë në vijim të kërkesës për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit