Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka. I njohur me nofkën “Princi Damian” 37-vjeçari u arrestua nga njësia “Fast” në një provincë në një provincë të Brukselit.
Duka ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ai dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko, i njohur si “ushtari” i Ervis Martinajt, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë. Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.