-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 destinacione që duhen vizituar një herë në jetë

Kryesoret

Tripadvisor ka përzgjedhur 6 destinacione për vitin 2023 për një sërë udhëtimesh të mundshme që plotësojnë nevojat dhe pasionet më të ndryshme dhe origjinale. Të gjitha këto vende ofrojnë eksperienca sezonale që duhen provuar një herë në jetë, me shumë gjëra të reja për të zbuluar. Janë vende që kënaqin udhëtarët nga më të ndryshmit me llojet e plazheve, adhuruesit e qytetit, aventurierët në natyrë dhe më shumë.

Sidnei Australi – Mund të bëni serf, të vizitoni galeri të ndryshme dhe të bëni shëtitje. Me rrokaqiejt dhe monumentet e tij, Sidnei nxjerr energjinë e një qyteti të madh dhe ofron diçka më shumë.

Shën Thomas, Ishujt e Virgjër të SHBA -Plazhet dhe klima janë pothuajse perfekte, për të mos përmendur festivalet në rrugë dhe regatat me vela.

Grand Canyon, Shtetet e Bashkuara -Panorama, shtigje dredha-dredha ecjeje dhe shansi për të admiruar një nga peizazhet më të jashtëzakonshme në Amerikë.

Tokio, Japoni –Me rihapjen e kufijve Japonia po rikonfirmon veten si një destinacion turistik që duhet vizituar. Sezoni i lulëzimit të qershisë është pothuajse afër, nga fundi i marsit deri në prill.

Riviera Maya, Meksikë -Një shtrirje e bregdetit të Karaibeve në Gadishullin Jukatan të Meksikës, Riviera Maya është e mbushur me qytete plazhi të qetë si Isla Mujeres, Tulum dhe Puerto Morelos, dhe Kankun që është gjithashtu në një distancë të shkurtër.

Reykjavik, Islandë -Burime të nxehta, plazhe me rërë të zezë, ushqime të jashtëzakonshme nordike, Islanda është një ishull me peizazhe të mrekullueshme dhe një reputacion të respektueshëm të kuzhinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit