-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’iu shemb asnjë pallat, ndërtuesi turk: Para tërmetit më gjobitën se ishin të shëmtuara, sot duan të më dekorojnë!

Kryesoret

Malatya ishte një nga zonat më të goditura nga tërmetet në Turqi. Shumë pallate u shëmbën e të tjera u dëmtuan rëndë. Dy tërmetet që goditën njëri pas tjetrit, nuk kursyen edhe komplekset që nga jashtë dukeshin si hotele me 5 yje.

Nga kjo doli, se shumë ndërtues turq kishin abuzuar me fasadën dhe nuk kishin siguruar punime cilësore. Ndërkohë së fundmi në rrjete sociale po bën xhiro, puna dhe dëshmia e një ndërtuesi të ndershëm.

Sipas mediave lokale, atij nuk iu shemb asnjë pallat, dhe para tërmetit i kishte ndodhur diçka e pazakontë. Ndërtuesi rrëfen se ishte gjobitur me 300 miliardë lira, vetëm se pallatet e tij nuk dukeshin të bukura.

“Atë kohë më vendosën gjobë prej 300 miliardë lirash. Tani po marrin në telefon dhe po thonë ‘Do të japim medalje’.”, u shpreh ndërtuesi turk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit