-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Kujt ja jap votën për kryetar bashkie?

Kryesoret

Kush i riinveston taksat në zonën ku mblidhen!

E kam thënë! Për vete 12 kritere kam për të gjykuar, 12 objektiva si Herkuli!

Kush i propozon besueshëm, i jap votën pa pyetur për asgjë tjetër, jo partia, jo vegjëlia, jo ushtria, e të tjera budalliqe.

E para, kush rregullon parkingjet me ato kullat!

Po e dyta?

E dyta, kush rregullon si duhet rrugët dytësore trotuaret, etj që janë sikur i ka bombarduar Putini në Ukrainë, sikurse i shohim në tv!

Aman shkoni shikoni rrugën paralel me Autostradën nga Rreth-rrotullimi i Casa Itala deri tutje andej nga Vora, të merr lemeria, një turp i paparë, një katastrofë ekologjike, një rrjepje e shqiptarëve që punojnë duke ua bërë makinat copë copë.

Nuk është fjala vetëm te kjo apo ajo rrugë, puna është te modeli i mirëmbajtjes dhe menaxhimit të tyre. Kjo zgjidhet vetëm me një parim të madh:

Përgjithësisht taksat harxhohen proporcionalisht atje ku ato ngrihen! Jo t’ja marrësh taksat Babrrusë dhe t’i harxhosh te Blloku, jo t’ja marrësh taksat Kombinatit dhe t’i harxhosh në drejtim të Dajtit, duke bërë rrugë gjigandomanie për trafik pushtetor! Jo t’ja marrësh Alidemit e t’i çosh të Tegu.

Kjo është: Përgjithësisht, propocionalisht, lekët e mbledhura nga taksat të investohen atje ku mblidhen!

Pa na thoni pak si është shpërndarja e ngritjes së taksave komunë pas komune, njësi pas njësie dhe investimet e tyre!

Pastaj flasim!

T’i lemë gudulisjet dhe fjalimet patetike ku ngatërrohet Mc Gonical me restorant Donikën!

T’i ndajmë pak hesapet!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit