Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me videot që qarkulluan në media ku shihej një efektiv i policisë i cili dhunonte me shpulla një qytetarë në Pogradec.
“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë ka pezulluar menjëherë nga detyra, punonjësin e Policisë, nënkomisar Gjergj Riza me detyrë specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, Planifikimit, Monitorimit dhe Vlerësimit, në DVP Korçë.
Del emri! Ky është polici që mori me shpulla në pallat qytetarin në Pogradec
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor, për këtë punonjës policie, për shkelje të rëndë.
Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në korridorin e një pallati, në Pogradec, gjatë muajit janar të këtij viti, për shkak se shtetasi i dhunuar K. N. dyshohej se më datë 22.01.2023, gjatë natës, kishte tentuar të digjte klinikën e bashkëshortes së punonjësit të Policisë Gjergj Riza.
Pezullohet polici që rrahu qytetarin brenda pallatit (VIDEO)
Po nga verifikimet rezulton se shtetasi K. N., 35 vjeç, banues në Pogradec, është arrestuar më datë 07.02.2023, në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Pasagjeri”, për veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta.
“Më vraftë Allahu…! Ku e gjete?”! Polici merr me shpulla qytetarin në Pogradec (VIDEO)
Policia e Shtetit fton mediat dhe qytetarët, që të denoncojnë raste të abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që abuzon me atributet që iu jep detyra, në kohën e shërbimit apo dhe jashtë shërbimit.”, njofton policia.