Policia franceze ka arrestuar një 30-vjeçar pasi ka vrarë me thikë një person pas një sherri.
Shkak i debatit mes 30-vjeçarit dhe viktimës kanë qenë çështjet fetare. Viktima 34-vjeç është gjetur i pajetë në dyshemenë e banesës.
Sipas policisë debati ka ndodhur mesnatën e 14 shkurtit. Trupin e pajetë e ka gjetur një fqinj i viktimës ku më pas si ka njoftuar policinë.
Në trupin e viktimës janë konstatuar plagë në krahë dhe këmbë, dhe gjithashtu nga ekzaminimi bëhet me dije se ka marrë një plagë të madhe në pjesën e pasme të kafkës.