-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Në 2 mars debati! Vasili: Duam komisionin “Rama-McGonigal”

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla deklaroi sot se kërkesat e opozitës për mocion me debat me Edi Ramën, por edhe për interpelancën dhe pyetje përgjigjet po marrin udhë për në 2 mars. Komisioni Hetimor duket i pamundur, pasi PS nuk lëshon pe.

A do të respektohen rregullat në Kuvend? Të gjitha kërkesat e opozitës kanë marrë rrugë. Komisioni hetimor është ende në konferencën e kryetarëve.

Kam një pyetje publike për Belind Këlliçin, ka firmosur vetë? Nëse po, di ta shkruajë emrin e tij? Aty deputetë të gjendur jashtë Shqipërisë ka firmosur kolegia e tyre. Është një akt i ulët” tha ai.

Deputeti Petrit Vasili nga Partia e Lirisë nuk heq dorë nga komisioni hetimor. “Kryeministri erdhi në sekondën e fundit në mënyrë të turpshme. Alibitë për komisionin hetimor janë zero. Mashtrim.

Vendimi i Kushtetueses, ne i kemi kërkuar prej një viti dhe këta nuk i kanë shqyrtuar. Pretendimet e tyre janë për t’i dhënë kohë frikës së Edi Ramës. Ligji i komisioneve hetimore është në fuqi dhe nuk kanë alibi të bllokohet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit