Kryeministri Edi Rama u paraqit në Kuvendin e Shqipërisë në fund të senacës së sotme pas një muaji mungesë, ku opozita e kërkonte me ngulm për dosjen “McGonigal”. Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj i kërkoi që interpelanca të zhvillohej që sot për këtë cështje dhe jo me 2 mars.
“Shkaku i vërtetë është ai atje. Ka një muaj që të kërkoj dhe nuk të gjej. Meqë erdhe, zonja Nikolla dhe Felaj, të ecim me interpelancën që kam kërkuar me kryeministrit. Të japë shpjegime, pyetje kam unë. Është ky shkaku që ka ndodhur kjo tollovi për cështjen kryesore Rama-McGonigal” tha ai.