Gjyqtari Erjon Çela ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dytë i dosjes ‘Gërdeci’, për Fatmir Mediun.
Edhe pse gjyqtari i seancës paraprake procedurialisht mbetet i njëjti edhe në rast vlerësimi të mëparshëm të cështjes, Çela ka zgjedhur të dorëhiqet duke e konsideruar si të gjykuar përfundimisht rastin prej tij.
Kërkesa është pranuar nga kryetarja e gjykatës dhe pritet hedhja e shortit për shqyrtimin e rastit.