-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje televizioneve: Rama, mëkatar! Mos e ftoni në studio

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje televizioneve që të mos pranojnë Edi Ramën në studio. Ai tha se do të ketë protesta në cdo hyrje televizioni dhe kryeministri nuk do të lejohet që të futet nëse do të ftojnë Edi Ramën.

Ju bëj thirrje gazetarëve mos pranoi në studio një njeri që shkel ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Këtij mëkatari. Në cdo televizion që do të shkojë do të ketë protesta. Çfarë është kjo? Një vrasës i Kushtetutës shkon për të larë surratin.

Nuk jam që të mos i jepet fjala, por të vijë në parlament dhe në mbledhjet e qeverisë. Kudo që të shkojë në cdo televizion ne do të shkojmë të bëjmë protesta. Thirrje mediave, asnjë hapësirë. Bojkotoni Ramën.

Kini mëshirë ndaj publikut. E shoh që qeshni (u drejtohet gazetarëve) por ne do të protestojmë. Mbrëmë e patë nga u fut, hyri nga mbrapa. Do të marrim masa, nuk do të futet dot nëse tenton herë tjetër” tha ai.

LIVE-Berisha: Nëse nuk ngrihet komisioni hetimor, destabilizim

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit