-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nëse nuk ngrihet komisioni hetimor, destabilizim

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se nëse nuk ngrihet komisioni hetimor “Rama-McGonigal” Shqipëria shkon drejt destabilizimit total. Ish-kryeministri iu përgjigj deklaratës së Edi Ramës që mbrëmjen e djeshme, tha se nuk ka shans të krijohet komisioni që kërkon opozita.

Rama deklaron me një arrogancë se unë shkoj në parlament kur të dua, pavarësisht se Kushtetuta ka përcaktime të qarta të Presidentit dhe kryeministrit ndaj parlamentit. Ky njeri shkon në mbledhjet e qeverisë vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha. Nga 48 mbledhje të vitit të kaluar ka shkuar vetëm në 19 mbledhje dhe aty ligjin e bën Belinda.

Ai me SMS drejton qeverinë, drejton Linditën në parlament. Ky është kthyer shtet “Linda-Belinda” pa asnjë normë morale dhe politike. Kryeministri është i detyruar të kryesojë mbledhjet e qeverisë, veç rasteve shumë të veçanta, në rast se nuk i përgjigjet detyrës është parazit dhe hajdut.

Kryeministri nuk mund të mungojë kurrë, nëse kalon 6 muaj duhet të largohet. Mbrëmë tha se nuk ka shans për krijimin e komisionit hetimor. Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese për të krijuar komisionin. Nëse beson në këtë provokon në vend destabilizim të plotë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit