Policia italiane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar pasi në një kuti që kishte me vete ne momentin e kontrollit i është gjetur kokainë, hashash dhe dy bomba letre.
Sipas mediave të huaja, policia kishte kryer kontroll pasi dyshonin se shqiptari shpërndante drogë.
Në momentin kur ai po futej në makinë policia ka kryer kontrollin duke mos gjetur asgjë në makinë.
Pas kontrollit të një kutie që kishte me vete u bë e mundur gjetja 18 gramë kokainë, e ndarë në doza, 32 gramë hashash si dhe një peshore.
Brenda së njëjtës kuti u gjetën dy bomba të improvizuara të bëra vetë dhe me potencial të lartë, rreth 195 gram secila.
Hetimet ende vazhdojnë për të mësuar se përse i riu posedonte bombat e bëra vetë, duhet të përdoren për të kryer ndonjë sulm.