-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet dyfishimi i çmimit të patentave? Laze te “5pyetjet.al”: Nuk jam dakord

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Kreu i Drejtorisë së Transportit Blendi Gonxhja, kreu i Tatimeve, Ceno Klosi dhe kreu i Shoqatë së Autoshkollave, Behar Laze kanë firmosur një marrëveshje, e cila sipas tyre ka si qëllim të ulë informalitetin me dhënien e patentave.

Por që në fakt ata që e pësojnë janë qytetarët. Në marrëveshje thuhet shprehimisht se për patentat e klasit B, kostoja minimale fiskale do të jetë si më poshtë: Për marrjen e njohurive teorike – 30 mijë lekë; Për marrjen e njohurive praktike- 55 mijë lekë; Totali për marrjen e patentës B –  85 mijë lekë. Dyfishimi i çmimit të marrjes së patentës, “B” që është masive dhe që nevojitet për të drejtuar autoveturat ka shkaktuar reagime të forta.

E ndërsa zoti Gonxhe bëri disa manovra duke e vendosur theksin te informaliteti dhe jo çmimi që dyfishohet, “5pyetjet.al” iu drejtua zotit Laze, që është njëri prej tre personave që kanë firmosur për ta pyetur për këtë çështje. Dhe duket se si pasojë e presionit publik, marrëveshja do të rishikohet, pasi Laze pohoi se nuk është dakord, edhe pse në fakt ka firmosur.

Ne kemi bërë një akt marrëveshje, por po diskutohen disa pika. Nuk e besoj se marrëveshja është finale, nuk e di çfarë të them, ka pasur disa shqetësime dhe ekspertët po e shikojnë. Ne e firmosëm marrëveshjen  një javë më parë” tha ai.

Por kush e kërkoi marrëveshje? “Këtë e kërkoi një grup, shoqatë autoshkollash” tha Laze për “5pyetjet.al”. Por a është ai dakord që të dyfishohet çmimi i marrjes së patentës? “Ne nuk jemi dakord për dyfishimin, por për rritjen e cilësisë sepse është përtokë. Në nivele të ulëta”.

Por si mund të vendosen të detyrueshme dhe të jetë shteti ai që ia përcakton çmimin e privatit? Kjo është një tjetër pikë që Laze nuk është dakord me atë që ka firmosur. “Normale. Biznesi duhet të jetë i lirë. Të veprojë vetë.

Kanë ndërhyrë këta të Tatimeve, të bëhet deklarimi i saktë. E ke parasysh? E kam ngritur këtë shqetësim, por thonë nuk bëhen deklarime të sakta, jo këto, jo ato, shteti të marrë deklarimet e veta dhe ata gjykojnë për një zgjidhje”.

I pyetur nëse Gonxhes i keni treguar që në statutin e DPTRRSH përcaktohet se tarifat vendosen për mallrat dhe shërbimet që ofrohen, jo për tregun privat, Laze tha “Unë nuk jam marrë shumë me këto. Ka qenë grupi tjetër.

Kam qenë jashtë. Por unë kam firmosur”. Por a i qëndron akoma firmës që ka hedhur në marrëveshje? “Do ta shohim nga java që vjen” deklaroi ai për “5pyetjet.al”. Presioni i fortë publik ka rikthyer edhe njëherë draftin për shqyrtim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit