-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani diskuton me gjeneralin e NATO-s, diskuton për zhvillimet në rajon

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih është takuar me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.

Në takim me Gjeneralin Cavoli, Presidentja Osmani ka folur mbi punën e NATO-s në Republikën e Kosovës përgjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon e më gjerë, ku Osmani shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me aleancën e NATO-s për të siguruar paqe të qëndrueshme në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian.

Gjenerali Cavoli shprehu mirënjohje për mënyrën se si Kosova menaxhoi situatën me refugjatët afganë, ndërsa ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me KFOR-in.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit