-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha porosit drejtuesit e qarqeve: Bëhuni gati për mosbindje civile

Kryesoret

Sali Berisha e nisi javën duke mbledhur dhe porositur drejtuesit e qarqeve për t’i mobilizuar për protestën e 3 marsit, ditë që do të jepet edhe vendimi për vulën e PD-së. ish-kryeministri që tashmë është në krye të PD-së, u kërkoi drejtuesve të qarqeve që të bëhen gati për mosbindje civile.

Jemi në fillimet e revolucionit, por që janë fillime shumë të mbara. Këto janë protestat e vetme, ku opozita ka vetëm një funksionar në shtet, një kryetar bashkie. Këto janë fillesat e revolucionit.

Edi Rama gjatë viteve në bashkie organizoi 753 protesta, por nuk realizoi dot asnjë të vetme pasi iku nga bashkia. Pra ishin protesta të qeveritarëve, të zyrtarëve, jo të qytetarëve të revoltuar. Fillimi është shumë i mirë.

Prandaj u ndala këtu. Imagjinoni sakrificën e atyre njerëzve për të mbushur sheshin si kurrë më parë. Ne duhet të përgatitemi. Mosbindja civile është element thelbësor, është e shenjtë” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit