-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, Erdogan: Në mars fillon ndërtimi i gati 200 mijë ndërtesave

Kryesoret

Mes valës së zemërimit në Turqi për ndërtesat e ndërtuara keq, presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili për të qetësuar reagimet e ditëve të fundit, po shpërndan lloje të ndryshme përfitimesh.

Ai tha se janë plotësuar nevojat për strehim të 1.600.000 njerëzve ndërsa në mars do të fillojë ndërtimi i 199 739 objekteve në krahinat e prekura.

“Asnjë ndërtesë nuk do të ketë më shumë se 3 apo 4 kate ”, theksoi ai.

“Të gjitha ndërtesat do të ndërtohen nga e para në tokë të fortë dhe bazuar në praktikat e duhura”, këmbënguli presidenti turk, duke sqaruar se ndërtimi do të fillonte në mars. Siç tha ai, këto banesa do të ndërtohen larg thyerjeve tektonike dhe “më afër maleve, për t’i mbrojtur nga problemet e krijuara nga tokat e buta ”.

Erdogan siguroi se do të ndërtohen edhe xhami dhe objekte të tjera kulti.

Presidenti turk, duke raportuar se më shumë se 114,800 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, tha gjithashtu se bankat shtetërore do të fshijnë borxhet e të vrarëve në tërmet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit