Deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzoi sot SPAK-un dhe SHISH-in. Ai tha se këtyre dy institucioneve u është drejtuar me kërkesë për informacion nëse kanë pasur takime me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal.
Por, vijoi më tej Salianji, SPAK nuk i ka kthyer përgjigje. Ndërkohë që për SHISH-in, theksoi se ky shërbim i është përgjigjur duke i thënë se “i përgjigjemi vetëm kryeministrit”.
Kërkesa e tretë i është drejtuar ministrisë së Brendshme që drejtohet nga Bledi Çuçi dhe përgjigja ka qenë se “ministri nuk është takuar me McGonigal dhe asnjë zyrtar i MB”.
McGonigal shkoi në SPAK? Dumani e Kraja flasin te“5pyetjet.al”: S’e kemi takuar