Policia e Sarandës ka arrestuar një 41-vjeçar me inicialet A. N pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e komisariatit të policisë.
Çështja i kaloi Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.