-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DISIPLINA: Drejtori i Kukësit pezullohet me 8 ndeshje, dënohen Aleksi dhe Çela! Erzeni e pëson nga tifozët

Kryesoret

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar. Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili për sjellje josportive kundër zyrtarëve të ndeshjes pezullohet me tetë ndeshje.

Dënime edhe për Çelën e Kastriotit dhe Aleksin e Tiranës me nga dy ndeshje. Me lojtarët që u përleshën në fushë. Erzeni e pëson nga tifozët dhe dënohet me gjobë, teksa dënime edhe në kategoritë e tjera.

Vendimet e plota:

  1. Lojtari i KS Kastrioti, Joan Cela, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  5. Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. FC Dinamo U-13, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke sjellë si pasojë mos zhvillimin e ndeshjes të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore U-13 kundër FK Teuta U-13, në bazë të nenit 30/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  7. Lojtari i FC Internacional Tirana U-15, Lionel Xake, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF Skënderbeu U-15, Spasian Nasto, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    9.Lojtari i Flamurtari FC U-19, Klevis Haxhiraj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Dario Dapaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i FK Kukësi U19, Aurel Brika, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i FK Kukësi U19, Ervin Sefolli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U13 Matias Halili, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit