-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guvernatori i Sardenjës “Honoris Causa” në Tiranë? Rektori: Nuk është e vërtetë

Kryesoret

Autoritetet italiane në Cagliari kanë vënë nën hetim Guvernatorin e Sardegna-s, Christian Solinas dhe tre zyrtarë të tjerë për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Gjatë hetimeve, siç raportojnë mediat në vendin fqinj, ka rezultuar se guvernatori është pajisur me titullin ‘Honoris Causa’ në rrethana të çuditshme nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, ku ai ka deklaruar gjithashtu se është emëruar si profesor i jashtëm.

Por rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata, tha në një reagim në rrjetin social Facebook, se deklarata të tilla janë të pavërteta, pasi Solinas nuk ka qenë ndonjëherë staf akademik në këtë universitet.

Ai përgënjeshtroi gjithashtu edhe pohimet e Solinas se ky Universitet i ka dhënë atij titullin e nderit, “Honoris Causa”. Prokurorët italianë pritet të sqarojnë zyrtarisht këto pretendime të Guvernatorit të Sardenjës.

Solinas njihet për probleme me arsimimin e tij. Ai kishte deklaruar një diplomë në Sociologji nga Universiteti Leibniz i Milanos.

Megjithatë, ajo nuk njihet nga Ministria Italiane e Arsimit. Ai është diplomuar në Drejtësi në vitin 2018 nga Universiteti i Sassarit. Por universiteti ka refuzuar gjithmonë të shfaqë tezën duke e konsideruar atë të mbrojtur nga privatësia.

Në Shqipëri mori titullin profesor dhe akademik, guvernatori italian në hetim për korrupsion

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit