-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmërimi i Ballës dhe mesazhi i Berishës për 3 Marsin: Vulën, ose futemi në Parlament

Kryesoret

Seanca e sotme e Kuvendit dhe protesta jashtë kishte dy momente të forta. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla bëri një paralajmërim për 3 marsin, ditë që është gjyqi për vulën dhe protesta kombëtare e PD-së.

Jam i sigurt që pas datës 3 nuk do të jeni më kështu sepse gjykata do japë vendim. Mos sillni problemet e brendshme të partisë tuaj në sallën e Kuvendit” tha ai. Deklarata e Ballës solli reagimin e ashpër të opozitës brenda Kuvendit, që folën për një paracaktim, por edhe jashtë.

LIVE-Garda bëhet gardh! Balla flet mes demokratëve: “Kadiu” ka hallin e drejtësisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte i qartë dhe i prerë duke kërcënuar se nëse gjyqi vendos sipas dëshirës së Edi Ramës, protestuesit për 3 minuta futen në parlament.

“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.

Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë. Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!

3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin. 3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë” tha Berisha.

Kërcënon Berisha: Për 3 minuta futemi në Parlament

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit