-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një vit luftë në Ukrainë! Xhaçka në OKB: Nuk kemi parë asgjë akoma

Kryesoret

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në sesionin urgjent mbi 1 vjetorin e sulmit rus në Ukrainë u shpreh se ajo që kemi parë deri më tani, nuk është asgjë në krahasim me atë që do të shihnim, nëse Rusia do të lejohej të dominonte në këtë konflikt.

“Kjo luftë ka patur pasoja dramatike për të gjithë botën. Por unë po i parashtroj të gjithëve në këtë Asamble, se ajo që kemi parë deri më tani, është asgjë në krahasim me atë që do të shihnim, nëse Rusia do të lejohej të dominonte në këtë konflikt.

A do të ishte dikush këtu, ndonjë nga vendet tona këtu, më i sigurt nëse do të lejohej të shkelej Karta e OKB-së dhe e drejta ndërkombëtare, në mënyrën që e ka shkelur Rusia? Unë besoj se jo.

Unë besoj se një botë ku forca ndikon në të drejtën, ku vendet mund të vendosin papritur të sulmojnë fqinjët e tyre dhe të aneksojnë pjesë të territorit të tyre, është një botë që nuk do të ishte dobiprurëse për asnjë prej nesh.

Ose njerëzit tanë. Praktikisht do të thoshte të ktheheshim në logjikën e viteve 1930. Kjo është arsyeja pse Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën “Parimet e Kartës së OKB-së që qëndrojnë në themel të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit