Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci kërkon më shumë bashkëpunim mes palëve politike për të mirën e qytetarëve. Ai u shpreh nga Shkodra se nevojat e qytetarëve janë shërbimi ndaj tyre, ndërkohë që u shpreh se plotësimi i kushteve për në Bashkimin Europian duhet të jetë objektiv i të gjithë spektrit politike.
“Gjëja e parë është që duhet të ulim tonet, sepse tonet që i drejtohen dhunës, revoltës, nuk mendoj se i bëjmë mirë vendit. Mendoj se qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për një vend normal, për politikanë normalë, të cilët kujdesen për nevojat e qytetarëve, e nevojat e qytetarëve janë shërbimet publike, shkolla të reja, hapësira të reja, kjo është ajo çfarë kanë nevojë njerëzit nga politika e të gjithë krahëve politike, mazhoranca apo opozita” tha ai.
Rreth 700 efektivë policie në gatishmëri për protestën e opozitës sot para Parlamentit në orën 10:00. Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.