Prag tragjedie në Klos. Sot një makinë ngeci duke u bllokuar në mes të një ure tip pasarelë që përdoret nga banorët e dy fshatrave, Dom e Zall Rripë në Njësinë Gurrë.
Thyerja e dërrasave ka rrezikuar jetën e të gjithë udhëtarëve përfshirë edhe nxënësit e shkollave, që ndodheshin brenda makinës.
Fatmirësisht të gjithë kanë dalë me shpejtësi. Ngjarja e sotme ishte edhe njëherë apel për shtetin, që deri tani nuk ka parë dhe dëgjuar.