-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1 vit luftë, Meta: Populli ukrainas është kthyer në frymëzim

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një mesazh në rrjetet sociale për një vjetorin e nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, deklaron se partia e tij qëndron në solidaritet dhe mbështetje të palëkundur për popullin Ukrainas deri në rivendosjen e paqes dhe garantimin e sovranitetit shtetëror.

“Si sot 1 vit më parë, Ukraina u zgjua nën tmerrin e agresionit të egër rus, e që prej asaj dite, populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën, me rezistencën e tij heroike për liri, në mbrojtje të atdheut, lirisë dhe demokracisë brenda kufijve të sovranitetit shtetëror.

Angazhimi i hershëm ndërkombëtar nga OKB, NATO, BE, si dhe dedikimi i SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, në këto 12 muaj ka dëshmuar qartazi se uniteti i demokracive perëndimore është efektiv për mbrojtjen e Ukrainës nga ky pushtim ilegjitim dhe Ukraina do të qëndrojë e lirë dhe sovrane.

Partia e Lirisë qëndron në solidaritet dhe mbështje të palëkundur për popullin Ukrainas deri në rivendosjen e paqes dhe garantimin e sovranitetit shtetëror” shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit