-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Makinat inteligjente dhe radarët automatikë, monitorim 24/7”, Policia mesazh për drejtuesit e mjeteve!

Kryesoret

Policia e Shtetit ka bërë me dije se gjatë fundjavës do të ketë masa të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, referuar faktit që në fundjavë ka një fluks të shtuar të lëvizjes së mjeteve.

Blutë kanë ndarë një mesazh për drejtuesit e mjeteve duke u bërë thirrje të jenë të kujdesshëm, dhe duke i rikujtuar se makinat inteligjente dhe radarët automatikë kryejnë një monitorim 24/7 të qarkullimit rrugor në të gjithë territorin e vendit.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Shtetit/Udhëtoni me jetën në mendje! Masa të shtuara gjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Makinat inteligjente dhe radarët automatikë, monitorim 24/7 qarkullimit rrugor, në të gjithë territorin e vendit.

Duke marrë parasysh se fluksi i lëvizjeve është më i lartë në fundjavë, kryesisht në akset rrugore nacionale dhe në qendrat e mëdha urbane, si dhe nga shkeljet e konstatuara nga mjetet inteligjente, Policia e Shtetit do të intensifikojë masat gjatë fundjavës.

Në të gjitha akset rrugore nacionale, urbane dhe rurale, shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive, duke përdorur makinat inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera, aparate fotografike, alkooltestues dhe mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, çiklistët dhe këmbësorët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit