-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MSH: Asnjë humbje jete dhe 11 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 409 teste të kryera 11 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ndërsa në 24 orët e fundit 5 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 409 testime, nga të cilët 11 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

5 në Tiranë, 2 në Pogradec, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Dimal, Kuçovë.

Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,717 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 409

Testime totale 2,039,035

Raste pozitive 333,466

Raste të shëruara 329,717

Raste Aktive 151

Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 123

Fier 9

Berat. 5

Shkodër. 4

Vlorë 4

Korçë. 3

Lezhë. 3

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit