-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosje dhe ndjekje si në filma në rrugët e Vlorës

Kryesoret

Një 33-vjeçar i cili akuzohet se ka plagosur me thikë një 52-vjeçar është arrestuar pas ndjekjes nga policia e Vlorës pasditen e sotme. I plagosuri ndodhet në spital. Ende nuk dihen shkaqet që sollën plagosjen.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 52-vjeçar, kapet pas një orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, 33-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes.

Sot, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. M., 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit