-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, 200 kontraktorë të arrestuar për pallatet e shembura

Kryesoret

Gati 200 persona janë arrestuar për dyshime në lidhje me ndërtimin e dobët të ndërtesave pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë në fillim të këtij muaji, tha Ministria e Drejtësisë e Turqisë.

Rreth 50,000 njerëz gjetën vdekjen në të gjithë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit që goditi më 6 shkurt.

Dhe ministria tha se 626 persona ishin “të dyshuar” pasi ndërtesat u shembën plotësisht ose u dëmtuan rëndë pas tërmeteve, shkruajnë mediat e huaja.

Disa nga të dyshuarit vdiqën në tërmet, ndërsa policia është ende në kërkim të të tjerëve.

Të shtunën, Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag tha se provat ishin mbledhur në mijëra ndërtesa.

Siç bëhet e ditur, më shumë se 5,700 ndërtesa në Turqi janë shembur, sipas agjencisë së vendit për fatkeqësitë, dhe janë shtruar pyetje në lidhje me integritetin e strukturave në disa zona të rajoneve të prekura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit