-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Kurti nuk ia mbylli derën Asociacionit

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka komentuar zhvillimet e fundit pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç në Bruksel.

Përmes një tweet në rrjetin social “Twitter”, ai tha se Kurti ka lënë të nënkuptohet që nuk ia ka mbyllur derën Asociacionit.

“Kurti u pyet për Asociacionin dhe u përgjigj: “Asociacioni është pika e fundit në paragrafin e fundit të marrëveshjes dhe tashmë dihet çka mendoj unë”. Pak e kripur, por jo mbyllje dere, përkundrazi përqendrim në sekuencë”, shkroi Selimi.

Kryeministri Kurti pranoi se plani franko-gjerman është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

Këto deklarime i bëri në paraqitjet para gazetarëve pas takimit në Bruksel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit