-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Islami te “5pyetjet”: Serbët kërkojnë asociacionin, por jo njohjen e ndërsjelltë

Kryesoret

Politologu, Bedri Islami i ftuar në “5pytjet nga Babramo” foli për takimin që u zhvillua sot mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruskel.

“Nuk ka asgjë të re, por shihet gjithmonë e më tepër një agresivitet i politikës serbe ndaj Kosovës. Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë rritët oreksi për të përfituar sa më shumë. Kanë dëshirë të krijojnë asociacionin e  komunave serbe.

Është e rëndësishme, se mosmarrëveshjet përsëri kanë qenë të mprehura. Është biseduar me ton më të qetë por këmbëngulje  dy palëve ka qenë në përcaktimin e pozitave politike dhe marrëdhënien që do ketë Kosova me Serbinë. Vuçiç ka këmbëngulur që të ketë asociacionin e  komunave serbe dhe të kishës ortodokse serbe në Kosovë. Serbia nuk ka ndërmend që të diskutojë njohjen reciproke të dy vendeve.

Nuk e shtron për diskutim. Ka ndryshime jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje. Është dobësuar roli i shqiptarëve në këtë proces. Këmbëngulja që po bëhet qoftë nga BE qoftë nga SHBA, nuk është aq në favor të shqiptarëve saq ishte në 2013.

Shënohet që bashkitë serbe të kenë gjithmonë e më tepër kompetenca ekzekutive dhe legjislative, krijimin në miniaturë të një shteti serb. Këmbëngulja e qeverisë së Kosovës që mos të lejohet kjo është e drejtë. Nuk do ta shtrojë për diskutim njohjen e ndërsjellë, nuk do ta shtrojë për diskutim që të njëjtat të drejta tu jepen shqiptarëve në serbi. S’do pushojë aktivitetin e saj për destrukturimin e vendit në Kosovë,” tha Islami.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit