-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bedri Islami: Nga i morën Vila, pallate dhe toka? Haram u qoftë!

Kryesoret

Gazeta Dita bëri të njohur investigimin e gazetarit Adriatik Doçi për pasurinë e ish presidentit Meta dhe familjes së tij. Disa të deklaruara, të tjera të fshehura, si ndodh zakonisht, pas vjehrrës, kunatit, babait. Nga të deklaruarat ishte vila në Gjirin e Lalzit, Pallati në Laprakë, apartamenti 500 m2 te Kodra e Diellit , etj.  Edhe pse si të ardhura të ligjshme kanë dy pensione dhe një pagë si inxhinier, tre të afërmit e çiftit Meta – Kryemadhi kanë në pronësi të paktën 17 pasuri, ku përfshihen vila, pallate dhe toka,

Nga i morën?  Nga pensionet minimale? Nga rrogat e tyre si deputetë? E pabesueshme! Që të dy, gjithë jetën e tyre nuk kanë bërë asnë punë tjetër! Kush e kontrolloi pasurinë e tyre? Cili institucion? Jo në një vit a dy, por që nga fillimi? Kush ishte ai burrë i duhur që, kur u bënë pronar të Vilës në Gjirin e lalzit, u kërkoi, krejt normalisht, fitimet mbi të cilat kishin përballuar përfitimin e Vilës luksoze?  Kush kishte guyimin që, pas emisionit “ special” të kërkonte të drejtën e ushtrimit të kontrollit të pasurisë për atë që nuk ishte deklaruar, mbi 600 mijë euro vetëm akomodimi i një shtëpie? Askush!

Politika ishte mbi ligjin  përkatës që detyronte kontrollin e pasurisë së njerëzve të politikës! Drejtësia? Jo! Ajo ishte e shkelur nga precedenti gjingjonizëm, plepizmi i drejtësisë dhe korrupsioni marramendës!  Edhe një herë që prokuroria e posaçme kërkoi të hetohej pasuria e liderëve të opozitës, Berisha dhe Meta, u gjet një gjykatëse që e hodhi poshtë kërkesën që, në çdo vend të botës, do të ishte krejt e natyrshme.  Asnjë institucion deri tani nuk ka pasur guximin të kërkojë gjënë më të natyrshme në botë: si u ngritën banesat dhe vilat e mëdha në bregdet të familjes Berisha dhe Meta, apo “ bunkeri” i shefit të tanishëm të qeverisë. Atëherë çfarë po ndodh? Si është e mundur që një takëm njerëzish, që gjithë ditën përbetohen për popullin e thjeshtë dhe të varfër, natën bëhen milionierë dhe shkelin mbi çdo të drejtë njerëzore?  Kush e rrit agresivitetin e tyre, që bëjnë të tërbuarin kur hidhet vetëm ideja se mund të hetohen?  Si është e mundur që gazetarë apo botues, që nuk kanë asnjë vlerë intelelektuale dhe njerëzore shetitin rrugëve të Tiranës me makina të shtrenjta deri në 100 mijë euro dhe askush nga zyrat e shumta të financës nuk u bën pyetjen më të thjeshtë: nga i sigurove të ardhurat?

Përse ndodhi kështu në Shqipëri? Përse ra kaq shpejt, si një kartë letre , shteti i së drejtës? Si është e mundur që në kaq pak vite në jetën e një vendi , u krijuan kaq ngutshëm oligarkli të tëra, politike, financiare, mediale, korruptive; të pushtetit apo të opozitës? Kaq të leshtë ishin shqiptarët, të cilët e shikonin se si po mjeroheshin një palë dhe, në të njëjtën kohë pasuroheshin të tjerë, që nuk kishin asnjë lidhje me punën e ndershme, përpjekjet apo mendjet krijuese? Si duket, ne jemi populli më i paqtë në botë, ose më sylesh, që , edhe kur na shkelin nuk protestojmë, ose, thjeshtë, bëhemi një grusht njerëzish dhe protestojmë, ose kur do qeveria, ose kur thërret opozita!

Në parlamentin e Shqipërisë më shumë gjen oligarkë dhe biznesmenë, se sa njerëz të mënçur. Nuk mund të jesh deputet nëse nuk plotëson njërin nga dy kushtet: ose në listë të ketë vendosur shefi i partisë në vend të preferuar, ose të jesh i fortë, të kesh lidhje me bandat, me paranë e dyshimtë. Përjashtimet e pakta vetëm se sa e vertetojnë rregullin. Këtë tregoi viti 2021 në zgjedhjet parlamentare të tij.

Si mund të kontrollohet shteti, qeveria, pasuria e opozitës kur vendi themeltar i ligjeve është i shkelur? Të bësh sot njeriun e ndershëm quhesh budalla. Ka shumë njerëz që e quajnë Ilir Metën dhe gruan e tij si të zot dhe të aftë, sepse kanë ditur të vjedhin. Shumë të tjerë shkojnë pas një opozite , ku figurat drejtuese të saj ose janë të pa shkolluar, ose të konsumuar deri në rrënjë. Të rinjtë që kanë pushtuar tani strukturat janë si mollët e pa pjekura që do të bijnë së shpejti, por ama të pasur, agresivë, gjithë mllef dhe urrejtje në mëngjes, për të bërë biznese të përbashkta në darkë.

Janë të rrallë politikanët që nuk kanë vila apo biznese, në bregdet apo qendra luksoze. Gjiri i Lalzit është i mbushur me to, si të ishte blloku i ri i Shqipërisë. Resortë të tjerë janë rrethuar me mure të lartë dhe nëpër rruginat e tyre lëvizin njerëz të politikës, të botës afariste, mediave. Të shumtët prej tyre kanë ngritur pasuri nga burime të pa ditura, tëp pa deklruara dhe të pa ligjshme! Askush nuk u bën as pyetjen më normale: nga është burimi?

Çifti Meta – Kryemadhi, që më në fund “ e luftuan nepotizmin” , janë ndër shembujt më të neveritshëm të asaj që ka ndodhur. Të dalë nga hiçi, rastësisë apo rrethanave të pa qarta, të askund dhe të pa asgjë, pa asnjë punë tjetër dhe pa vlera intelektuale të spikatura, harbutë dhe të pa ngopur,  afaristë të politikës dhe meskinë, harbutë dhe gojë lëshuar, ata bënë ligjin në shumë vite dhe, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, kërcënojnë,  këlthasin, presin të jenë përsëri të besuar, megjithëse asnjë sallë nuk e mbushin dot.

Përgjithsisht kjo është një pasuri e vënë nga gjaku. Nga mundi i të tjerëve. Nga vjedhja e përbindshme. Si është e mundur të çirren për korrupsion, kur jetojnë në banesa 500 m2, që nuk mund të jetë as ëndrra e një njeriu të zakonshëm? Të kenë vila në bregun e detit dhe psuri të fshehura në parajsat financiare? Të kenë arsimuar fëmijët në shkolëlat e shtrenjta londineze dhe askush nuk e di se me cilat financime janë shkolluar ato, ku kanë banuar, sa kanë shpenzuar? Dhe, sa e vërtetë është për bizneset e tij në Londër a diku tjetër!

Dhjetori i vitit 1990 tani është harruar. Njerëzit që u ngritën për ndryshimin njerëzor u bënë shfrytëzues të punës njerëzore, në të shumtën e tyre. Pardesybardhët e ndryshimit , që do të sillnin parajsën në këtë vend, sollën varfërinë e skajshme të shumë familjeve, dhe, nga ana tjetër, pasurimin e atyre që thirrnin për drejtësi dhe liri. Si mund të jesh i lirë kur nuk mund të dërgosh në shtëpi as pafgën e një minimumi jetësor? Si mund të jesh i lirë kur jeta të shtërngon nga fyti dhe oligarkia politike është njësh me atë financiare, duke të shtrydhur deri në pikën e fundit!

Viti 1990 pritej të ishte ndryshimi i madh.

Kishte megjithatë një shpresë në njerëzit. Ajo që u kishte munguar po vinte. Shpresa për një fillim ndryshe, ose më saktë, rifillim. Edhe komunistët ,kur ishin në ilegalitet, u thonin njerëzve, e ndoshta edhe vetë e besonin, se, pas çlirimit, të gjithë do të hanin me lugë floriri.

Tani, pas kaq shumë vitesh, i pashë në një darkë fejese, lugët , pirunjtë dhe thikat prej floriri, vendosur si në një monarki rreth servicës të shtrenjtë, në një sallë moderne, ku luksi ishte i shpërndarë lirisht, më shumë se sa karafilët e egër në luginën e Vermoshit.

I pashë në dasmën e një zorbeje, ashtu si ikam parë përmes TV në vilën e dy sarahoshëve të politikës, që , asnjë ditë në jetën e tyre nuk ka punuar seriozisht, që, njëri,  profesionin e tij më të shquar e kishte në dy pjesë: si taksambledhës privat dhe si udhëtar dashurie në resurset më të shtrenjta të botës, duke nxjerrë gjuhën si përtallje për shqiptarët që ende besonin babain e tij, dhe të dytët, pasi kishin kërkuar 700 mijë euro për një firmë, ata që vriteshin nga qeveria e tyre, pa asnjë droje, i quanin “ kokëpalarë”.

I pashë lugët, thikët, pirunjtë e larë me flori në dasmën e një birboje, apo në vilën e një njeriu që, për fat të keq ka qenë kryeministër ,president dhe kryetar kuvendi i një vendi fatkob si i yni,  që ,  i pari, më shumë para mori në një dorë nga gjaku i Gërdecit se sa mund të kenë marrë familja  e Enver Hoxhës të ardhura  gjatë gjithë jetës së tyre, ndërsa i dyti, ende sot e kësaj dite, duke kërcënuar me 300 mijë “ Vojo Kushët “ e tij, nuk e di ende se sa e madhe është pasuria e tij, ajo e hapur dhe ajo e fshehur!! .

Mjerisht, nuk janë të vetmit. Në të dy anët e politikës korrupsioni është bërë mënyrë jetese. Meta, si renoceront e zhvatjes, njëjtë si pararendësit e pas rendësit e tij, , me disa të tjerë rreth vetes, si, i ndjeri Pashko, Rruli, Bode, Topalli, Imami, Nano,  Ahmetaj, Koka, etj. kanë hapur rrugën, por shumë nxënës politikë të tyre, kanë shkuar më tej: ata ajnë sot të pasurit e Shqipërisë së varfër dhe, për ironi të politikës, janë ata që bëjnë thirrje për të eleminuar një qeveri që nuk mendon, sipas tyre, për të varfërit.

Lalzi, resorti i dikurshëm i të pasurve, është vendi i politikës. Aty gjen shumicën e politikës, që vijnë aty pasi janë shlodhur në një resort tjetër; aty gjen median, gjykatës, prokurorë, njerëz të gardës, drejtues policie. I gjen të gjithë. Vetëm të varfërit e kanë të ndaluar të jenë aty.

Do të isha budalla të ndjeja nostalgjinë për kohën e Hoxhës. Jeta e familjes sime më ka shpënë drejt mospranimit të saj.

Por do të iaha i mjerë nëse nuk do të dëshmoja se, politika e sotme, është po aq mizore ndaj njerëzve sa ishte dikur, në mos edhe më tej se ajo.

Sepse ata shemben edhe një herë shpresën.

E shembën përmes lugëve, thikave dhe pirunjve të larë me flori, si një dëshmi të harbutllëkut, makutërisë, përbuzjes dhe mashtrimit.

Haram u qoftë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit