Mbyllet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë. Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i ministrave të kabinetit që e shoqëronin u pritën në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Malit të Zi Driran Abazoviç dhe më pas firmosën deklaratën për ndërtimin e urës në lumin Buna.
Gjithashtu u nënshkruan edhe disa marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.