Policia ka arrestuar 12 persona për vepra të ndryshme penale. K. Z 24 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Ndërkohë është arrestuar edhe shtetasi F. A. pasi është kapur duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike
Ndërsa shtetases B. L., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. F., 31 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:
- I. K., 53 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-
A. M., 50 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- K. S., 23 vjeçe, Xh. K., 20 vjeçe dhe K. B., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë; A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-
I. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
-
Z. Gj., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në sens të kundërt, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. U., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasi R. K., 31 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa kunati i tij, shtetasi Sh. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.