-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NUMBEO: 17.5 vite për të blerë shtëpi në Tiranë/ Ndërtuesit: Çmimet s’do bien nën 950 euro për metër katror!

Kryesoret

Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën ndër qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone.

Për të blerë një apartament në Tiranë nevojiten 17,5 vite, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës, Parisi, një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 20.2 vite.

Në renditjen e Numbeo-s për 332 shteteve në botë për indeksin e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti për vitin 2023, Tirana renditet ndër shtetet europiane për apartamentet më të shtrenjta.

Indeksi i përballueshmërisë së blerjes së pronës për Tiranën ka qenë i lartë edhe në indeksin e vitit 2021 përkatësisht me 16.2 vite dhe në 2022 me 15.7 vite.

Për 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Parisi me 20.2 vite, që ndiqet nga Lisbona, me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos për apartamentet më të shtrenjta në Europë është Tirana.

Në renditjen botërore të Numbeo-s Tirana pozicionohet në vendin e 51, para Mynihut ku një familje për t’u bërë pronare në këtë qytet i nevojiten 16.1 vite, në Vjenë 11.5 vite, në Nju York, 10.2 vite, në Bruksel, 6.7 vite apo në Majami, 5.8 vite./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit