-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna dhe radha në kufi! Petraq Milo: Abazoviç më mori në telefon dhe më kërkoi falje

Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar sot i ka kërkuar falje personalist përmes një telefonate ish-ministrit dhe profesorit të njohur shqiptar Petraq Milo, i cili u dhunua nga policët malazezë në kufirin mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Profesor Milo përmes një telefonate me gazetaren e Gazetës Express Beklie Koltraka ka pohuar se kryeministri i Malit të Zi i ka kërkuar falje këtë të premte, ndërsa ka zbardhur dhe telefonatën që ka pasur me të.

“Po është e vërtetë ka pasur një telefontë këtë të premteMë ka kërkuar falje dhe më ka thënë atë që ka thënë edhe sot në mbledhje qeverie që është përgënjeshtruar ajo që jam futur unë pa radhë, përkundrazi kam mbajtur radhë”, tha Milo.

Tërhiqet Abazoviç: Milo s’e prishi radhën! Rama: S’do i pushkatojmë policët

Prononcimi i profesorit Petraq Milo për Gazetën Express

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar sot se iu ka kërkuar falje juve personalisht ne lidhje me incidentin në kufirin mes dy Shqipërisë e Malit të Zi. A ka pasur një telefonatë nga Abazoviç?

Po është e vërtetë më ka telefonuar këtë të premte.

Çfarë ju ka thënë?

Më ka kërkuar falje dhe më ka thënë atë që ka thënë edhe sot në mbledhje qeverie që është përgënjeshtruar ajo që jam futur unë pa radhë, përkundrazi kam mbajtur radhë.

Konfirmoj se kryeministri i Malit të Zi më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar falje, gjithashtu më ka ftuar në Podgoricë për këtë falje publike që më ka bërë.

Çështja është ndjekur në rrugë institucionale. Duke ndjekur këtë rrugë sigurisht që është kërkuar edhe falje publike për rastin tim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit