Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i kërkoi edhe njëherë falje profesor Petraq Milos për incidentin që ndodhi në janar në kufi. Në fjalën e sotme, Abazoviç u tërhoq nga deklarata e pak ditëve më parë që aludoi se Milo mund të ishte futur pa radhë gjë që solli incidentin.
“Më vjen shumë keq që ka ndodhur, i kam kërkuar falje profesorit, masat i kemi marrë. Janë arrestuar aktorët. Më vjen shumë keq që erdhi kjo. Nuk kam qejf të politizohet. Kjo ka të bëjë me një moment. E ftoj profesorin që të vijë në Malin e Zi.
Atë ditë edhe cdo ditë me mijëra njerëz kalojnë kufirin pa asnjë problem. Ndonjëherë ndodhin kështu gjërat. Ata që kanë përgjegjësi do të dënohen. Ka qenë një keqinterpretim se dikush ka prishur radhën, profesori nuk e ka prishur radhën, donte edhe pak me vendosur rregull në atë situatë. U bë viktimë e këtij incidenti. Më vjen shumë keq” tha ai.
Edi Rama ndërhyri duke kërkuar të ulen tonet dhe të mos përdoret kjo histori për nacionalizëm.
“Unë nuk jam shprehur sepse është rast sporadik. Më ka mjaftuar fakti që kur e kam marrë në telefon kryeministrin, kam dëgjuar që i kishte bërë të gjitha gjërat, dhe kërkimin e ndjesës për profesorin, edhe fillimin e procedurave për përgjegjësit dhe vendosjes së çështjes në dispozicion nga ministri i Brendshëm, kjo është bërë me klas, xhentilesë dhe ultësi. Jam i bindur që Dritani edhe mund të donte t’i pushkatonte, pro nuk e bën dot. Mesa di unë, Mali i Zi e ka hequr dënimin me vdekje” tha ai.
Policët rrahën profesor Milon, Rama: Gjëra që ndodhin! Abazoviç i kërkoi ndjesë