-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kiarës nuk i del e keqja me Luizin: Ja ku e ke derën

Kryesoret

Dita e djeshme nuk ka qenë aspak e lehtë për Kiarën dhe Luizin. Çifti ka pasur një debat të ashpër që nisi nga një mision i dhënë nga “Vëllai i Madh” për Ermionën.

Duke menduar se vajzat do të fitonin një avantazh në lojë nëse e fitonin misionin, Luizi e çoi Kiarën në limit, duke e përlotur dhe duke e bërë të ndjehet keq.

Gjatë gjithë ditës Luizi u mundua me “taktikat” e tij për tu pajtuar me Kiarën, duke u munduar ta përqafojë ose ta puthë e ta bëjë të qeshë, por pa sukses.

Diskutimi:

Luizi: Kur është puna për të luajtur i shikoj të gjithë njësoj. Kur luaj vetë, dua të më shihni të gjithë njësoj, po të ishte mision me Kiarën vetëm do isha tërhequr, por ishte në grup. Ndoshta e kam pasur gabim dhe nuk e kam kuptuar, kam kuptuar që vetëm iu dha një mision i fshehtë vajzva.

Kiara: Sa vjen e po bën gabime. Kush je ti që më pengon mua rrugën? Është absurde. Më ke thënë që nuk kam parë gjë akoma, ama ka ca limite, të cilat ti duhet ti respektosh.

Luizi: Do na fundosësh të dyve automatikisht, sepse unë e vuaj. Nesër pas Prime-it është plotësuar 24 orëshi, që më the mos më hajde këtu për 24 orë dhe do ta shohim a do jesh kështu prapë apo jo!

Kiara: Ti arrin ta bësh shumë mirë diferencën mes dashurisë dhe lojës, siç e bëre edhe në atë moment.

Luizi: Me këtë që po bën, po dëmton veten, mua, lidhjen edhe vazhdimin e qëndrimit tënd dhe timit në këtë shtëpi. Ti më largon mua, unë largohem nga ti, e vuaj, ti ke më shumë rëndësi se gjithçka në këtë jetë për mua.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit